Përlotet mjekja: Nuk është i lehtë vendimi për ta intibuar një pacient
Mes emocionesh dhe e prekur nga beteja e përditshme, mjekja tregon se momenti më i vështirë është vendimi për të futur në intubim pacientin, mushkëria e të cilit është dëmtuar rëndë nga COVID-19.
Mjekja infeksioniste Entela Kolovani, e cila prej muajsh qëndron në vijën e parë të frontit të luftës përballë koronaivirusit, për news 24 ka thënë se ka raste që pacientët presin për disa orë jashtë në autoambulanca, ndërsa bëhet një vlerësim nga mjeku nëse mund të qëndrojnë në pritje apo jo.
Mes lotësh ajo tha se është e lehtë të gjykohet nga divani dhe të bësh kritika, ndërsa i bëri thirrje kolegëve të saj që të ofrojnë ndihmë për pacientët.
Ka pasur raste kur pacientët kanë pritur jashtë me autoambulancë. Ne përpiqemi shumë që të realizojmë atë qe thash më parë lirimin e shtretërëve. Çdo ditë krijon një kapacitet pacientësh që janë gati për mjekët e rojës. Nëse ndodh që pacientët të presin disa orë në ambulancë, aty do të presë një pacient që është vlerësuar nga mjeku se mund të pres dhe është në kushte që vazhdon të oksigjenohet. Ne pranë këtyre autoambulancave kemi vendosur një numër të bombolave të oksigjenit, në mënyrë që mos ti ndërpritet ky oksigjen.
Nëse pacienti që ka ardhur dhe është me saturim të oksigjenit 60-70, atëherë nuk mund të pres aty. Familjarët janë shumë të ndjeshëm dhe kërkojnë ndihmë mjekësore në shumë mjekë. Pasi ka dhe skeptikë që nuk guxojnë ta sjellin në spital familjarin. Nuk mund të vlerësosh t’i gjendjen e pacientit.

