Përmes manipulimit kompjuterik, një qytetari nga Kamenica i merren 15 mijë euro nga llogaria

Një qytetar nga Kamenica ka rënë viktimë e një mashtrimi përmes ndërhyrjes në sistemin kompjuterik, ku i janë marrë nga llogaria 15 mijë euro.

“Fsh. Topanicë, Kamenicë 20.05.2022 – NN. Me 06.06.2022 me vendim të prokurorit është iniciuar rasti si më lart ku ankuesi ka raportuar në polici se i janë keqpërdorë (marrë) paratë nga llogaria e tij bankare në vlerë 15.000€. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin  e policisë.