Përnime UBO-boll!

Zaki Asllani

Adriana, e ke marrë Gjilanin me humor të zi me këto propagandat e tua dhe me atë “u bo”-n tënde që s’ka lidhje me realitetin.

Adriana, para se të thuash “ju qelën sytë”, ndoshta duhet të shohësh më mirë çka ke bërë ti për Gjilanin.

A e pe urën e Badovcit? Autostradën? Stadiumin? projekte të cilat janë bërë për qytetarët dhe asnjëherë nuk të kam dëgjuar të thuash qoftë një fjalë mbështetjeje për to.

Kurrë s’ke qenë në gjendje të flasësh për të mirën që u është bërë njerëzve – ama për sondazhe të fabrikuara dhe për të manipuluar opinionin publik, po.

Gjilani nuk të ka borxh ty asgjë. Përkundrazi, ti i ke borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve respekt dhe përgjegjësi dy gjëra që duket se i ke harruar.

Në vend se të merresh me sondazhe dhe propagandë, ndoshta është koha të shikosh se çfarë kanë bërë të tjerët që ti as nuk ke guximin ta përmendësh.

Gjilani e ka ditur gjithmonë të dallojë ata që punojnë për të nga ata që thjesht bëjnë show për interesa personale.

Prandaj, më mirë ndalu dhe shiko se përnime UBO-boll!