Përplasen 5 makina, pëson lëndime një vajzë

Hiç më pak se pesë makina janë përplasur mes vete  mëngjesin e sotëm, ku një vajzë ka pësuar lëndime. Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Durrësit, rreth orës 05:40 të mëngjesit, pranë Currilave.

Pesë automjete janë përplasur, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Një vajzë e re, sipas dëshmitarëve ka mbetur e plagosur. Ajo është transportuar me ambulancë në spital. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Aksident në Durrës, përplasen 5 makina, një vajzë e plagosur. Shihni si kanë përfunduar mjetet – YouTube