Përplaset me betonieren, ndërron jetë në spital 40-vjeçari
Ka ndërruar jetë në spital shoferi i motorit, një 40-vjeçar i cili u përplas me betonieren në afërsi të TEG-ut.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, 25 qershor, rreth orës 15:40, raporton abcnews.al
E.T 40 vjeç duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues A. H., 41 vjeç.
40-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (foto akriv)

