Përplasje mes Ganimete Musliut e Glauk Konjufcës për punësimet familjare
Një përplasje e ashpër për punësimet familjare, ka ndodhur sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, mes Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.
Kryeparlamentari Konjufca ndërsa debatuan përmendi motrën e deputetes Ganimete Musliut, Fatmiren, si e punësuar në shërbime e jashtme.
Debati shkoi dhe më gjerë, kur Glauk Konjufca, doli në foltore dhe u betua në emër të vazjave të tij se ka një listë prej 150 personash, familjarë të punësuar në institucionet publike.
”Kurrë nuk ka qenë niveli im, me përmend emra, siç tha Ganja për motrën e vet. Kjo është hera e parë që përmenda, por unë përdori emrat kur dua ta vendos në pah hipokrizinë dhe argumentet të cilat e provojnë të vërtetën”.
”Unë vjet isha Ministër i Punëve të Jashtme. Kur shkova aty, i gjeta kështu sikur me radhë: Drejtori im, ishte vëllau i shefit të grupit parlamentar të LDK-së. Drejtori tjetër, zëvendësdrejtor në nivelin, ishte vëllau i ish-ministrit të Shëndetësisë, tash po e luan këtu rolin tek LDK-ja. A më keni dëgjuar zonja e zotërinj t’i përmend këta dy emra? – kurrë nuk i përmend. Në momentin që unë kam mendu, Unë kam mund ta çojë edhe të bëjë propagandë, por nuk ma lejon ndërgjegjia, sepse ajo nuk është nivel i diskutimit”.
”Forma e propagandës veç pse është motra jote, është kurgjë hiq. Tash, me ja fillu me ua numëru familjarët në BQK, me fillu unë këtu me ua numëru familjarët e juaj në Telekom, unë mendoj që në këtë Kuvend, ta bi listën e saktë, që shkojnë deri te niveli i dhëndrrit, vjehrrit, motrave, vëllezërve, gjakut të parë, vetëm Opozita oj Gane, po të betohem në vajzat e mia, 150 familjarë t’i dorëzojë me listë. Jo veç tut, por të deputetëve opozitarë. Me listë kam me t’i dorëzu. Shqyrtoji krejt, dhëndrri, vjehrri,vëllau, baba, krejt…”.
”Unë kur të mendoj që është shkelje e ligjit, a di kujt i referohem, shkoj e çoj në Agjencisë Antikorrupsion, dhe ai e vlerëson a është shkelje apo jo”.
Ndërsa deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përsëri pati akuza, ku me tensione iu drejtua Glauk Konjufcës duke i thënë se ju [Vetëvendosje] e keni krijuar këtë standard.
Megjithatë, të menjëhershëm e pati reagimin Kryetari i Kuvendit në cilësinë e deputetit.
”Ky është debati, jo kush çka e ka, kënd e ka. Kurrë se kam krijuar këtë standard. Me kanë ua kisha përmend familjarët, e veç kisha ndejt në studio televizive”.
Tutje ka pasuar replika e deputetes Ganimete Musliu.
”Ju si ministër, jeni ministri që në studiot e RTK-së, ka qenë e vetmja motra ime e linçuar si diplomate e karrierës. Kurse të njëjtit i ke sot, sikur Prindon Sadriu që bën filma në institucionet e shtetit. Fatmire Musliun e keni reduktuar në një faktor biologjik veçse ka qenë motër e imja. Sulmoni në këtë fakt biologjik veçse na ka bë një nënë. Ju keni shku në RTK për të gjithë diplomatët keni folë, por vetëm motrën time e keni katapultu. Dhe për këtë mua më keni befasuar për të keq”.
Pas kësaj përsëri qe kryeparlamentari Konjufca ai që insistoi në dy arsye të cilat e shkarkoi motrën e deputetes Musliu, përcjell Klankosova.tv.
”Motrën tuaj kurrë nuk e kam gjykuar për nga gjenet, për faktin e prejardhjes së saj, apo dhe për faktin se është motra juaj. Vendimin e kam marrë për faktin e sulmit të saj fizik, që ajo ka bërë në konzullatë, dhe për faktin se ajo nuk është kthyer kurrë në Kosovë për 9 vjet”.

