‘Përputhen’ djali nga Gjakova dhe vajza nga Vlora, dalin çift nga programi televiziv

Një vajzë nga Vlora dhe një djalë nga Gjakova janë puthur e janë përputhur mes vete dhe kanë çift nga programi televiz më i ndjekur në trojet shqiptare.

Pas disa ‘lëkundjeve’ që kishin mes vete, ata megjithatë vendosën të kthehen te njëri-tjetri dhe ta vazhdojnë rrugëtimin bashkë jashtë televizionit, një çift ky i xhelozuar nga Antonela, e cila po ashtu kishte flirtuar me Atdheun dhe kishte shfaqur një pëlqim të fortë për gjakovarin shtatlartë, i cili ka një biznes të vetin në Tiranë.

Paraprakisht ata bënë një takim 4 minutësh me dhe të dy morën një vendim të papritur që i habiti të gjithë.

Atdheu i kërkoi Sarës që të lënë bashkë emisionin për të vazhduar njohjen jashtë.

“Dua të largohem nga programi nëse ti dëshiron që ta vazhdojmë njohjen jashtë”, tha Atdheu.

Dhe Sara iu përgjigj me një puthje në buzë.

Ky vendim i dyshes i surprizoi të gjithë, duke qenë se ata kanë pasur herë pas here përballje të forta mes tyre.

Megjithatë Sara u shpreh e lumtur për këtë gjë dhe tha se po del nga emisioni me njeriun që vërtetë ka dashur që në fillim.

“Unë jam pak egoiste, por tani e kam ndjerë me shpirt këtë gjë që bëra dhe jam shumë e lumtur. Po dal nga ky emision me njeriun që vërtetë kam dashur të dal dhe në fakt nuk e prisja me gjithë situatat që kanë ndodhur mes nesh, por fatmirësisht i kaluam”, tha Sara.

Ndërsa Antonela që kishte kërkuar  rikthimin e Atdheut në emision, pas pezullimit nga produksioni, e cilësoi gjithë këtë situatë si një aktrim.