Për’puthen: Futen dy motra nga Kosova

Për’puthen” emisioni më i ndjekur nga shqiptarët, për herë të parë do të ketë dy motra konkurrente në program.

Në program është futur motra e Rrushes, vajzës së parë nga Kosova në Për’puthen.

Rrushja ka pasur një ‘feeling’ me Erionin jashtë, gjë e cila nuk është zhvilluar dhe ata ende nuk kanë pasur një takim.

Rrushja ka zhvilluar 2 takime me Mevlanin, 1 me Azemin dhe 1 me Samiun.

Herën e fundit pati shumë shpërthime e të bërtitura ndaj Mevlanit, që u konsideruan si të ekzagjëruara nga gjithë studioja.

Duket se Rrushja pëlqimin e vërtetë e ka për Erionin me të cilin ka pasur ulje ngritje dhe herën e fundit shpërtheu ndaj tij, pasi ai nuk i kishte shkruar kur ajo mungoi në program për arsye shëndetësore.

Nuk dihet se si do të shkojë situata me dy motra në program që kanë përballë të njëjtit djem.