Përqafimi i dytë, pas 22 vitesh

Ish-gjenerali amerikan që udhëhoqi bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, Wesley Clark, është ritakuar me një shqiptar të Kosovës pas 22 vitesh.

Ishte Idriz Makolli ai që kishte shprehur dëshirën që ta takojë ushtarakun amerikan për t`i rikujtuar një moment të para 22 viteve, përmes një fotografie të printuar.

Mediat kanë qenë prezente në momentin e ri-takimit mes Makollit dhe Clark ku nuk munguan as lotët.

Makolli ka treguar se si ka arritur t’i afrohet Clarkut para 22 vjetësh kur ai qëndroi në Prishtinë pas çlirimit, derisa Clark kërkoi që t’i bënin një fotografi edhe tani atyre, për ta mbajtur kujtim.