Përse Gjilani duhet t`i jap shans për kryetar z. Lutfi Haziri?
Nga Ridvan Berisha:
Nen frymen e zgjedhjeve lokale, percaktimi publik per garuesit, kandidatet per kryetare komunash, mendoj se, perfaqeson kulture te shendetshme per demokracine, per ta zhvilluar tutje ate e njekohesisht edhe debatin me argumente per dhe kunder!
Gara ne Gjilan nuk do te jete e lehte sikunder qe nuk ka qene e tille ne disa procese zgjedhore lokale e kombetare.
Politikani me nje pervoje te gjate, Lutfi Haziri, i hyri gares, mendoj se pa shume deshire por per ta shpetuar objektivisht anijen qe po fundosej, e qe quhet LDK. Nuk e ka natyrisht te lehte fitoren. Por, mendoj se, do te fitoj. Votuesit atje pa dallim partie, do te duhej te mos e fundosin nje figure politike, me nje rekord pervoje si pjesemarres direkt ne ngjarje historike per shtetndertimin.
Ne respekt te garuesve te tjere, Z. Lutfi Haziri, per disa arsye do te duhej te perqafohej me voten popullore: Eshte lider i permasave kombetare. Ka vizion per Gjilanin e kater vjeteve te ardhshme, si te zhvillohet ne permasa dukshem me premtuese.
Nga pjesemarrja e gjate ne politikberje, z. Haziri do te thelloje partanritetin me aletatet, me donatore te shumte per te mundesuar realizimin e projekteve zhvillimore.
Ka eksperience per te garantuar nje pjekuri e rezultat ne qeverisje, duke u sjelle vertete si kryetar i atyre qe e votojne e qe nuk e votojne.
Nuk funksionon me logjiken e inatit.
Ka raporte kohezive, te qendrueshme edhe me rivalet politik.
Udhehiqet nga nje vizion qeverises qe nuk shkakton drama e trazira me aske.
Perkunder qe i bene kurthe per sa kohe qe ishte ne gare per kryetar te LDK, ai perseri nuk u inatos.
E ruajti pozicionin e nje politikani te pjekur deri ne permasat e sfidimit te krejt karrieres se tij per te kandiduar serish per kryetar komune, ne esence per t’ia zbardhe fytyren LDK-se, partise se Ibrahim Rugoves, e ku presidenti historik e kishte veçuar zakonshem Luten duke i dhene atij mbeshtetje ne gjithe karrieren politike.
Lutfi Hazirin, nuk bene, besoj asesi ta humbni nga skena politike. Vota per te, eshte konsiderate, respekt e mesazh i qarte se Ju nuk i hedhni ne shporte njerzit me vlera, me tradite e trung atdhetar familjar.
Vota per Luten eshte vote per t’i dhene pergjigje dinjitoze edhe udheheqjes se re te LDK-se.
Eshte lideri i vetem i Anamoraves pertej permasave te perfaqesimit partiako politik. Mos u koritni!
…………………………………..
P.S. Per sqarim, une asnjehere nuk e kam votuar LDK-ne, e as z. Haziri. Per mua, keto zgjedhje jane nje test i rendesishem. Pervoja solide qe kam ne keto 21 vjet te demokracise ne jeten publike, demokraci e cila padyshim se eshte ne zhvillim, flet se bindja partiake nuk duhet te sherbeje si alibi per t’i penalizuar kandidatet e mire, te kudondodhur ata, qe kane integritet, çfare eshte edhe z. Haziri. Per kandidatet e tjere ne kete gare do te shkruaj ne ditet ne vazhdim!

