Përse nuk bën ta përdorni zbutësin kur i lani peshqirët
Nëse dëshironi që peshqirët të jenë të butë, duhet patjetër të mos e bëni këtë gabim të zakonshëm.
Ekspertët thonë që shumica nesh rregullisht dhe krejt gabimisht lajnë peshqirët e tyre për ç’shkak ata janë të vrazhdë dhe na gërvishtin lëkurën.
Mos e vlerësoni sasinë e detergjentit
Shumica nesh përafërsisht përdorim detergjent, mirëpo nëse e teprojmë – do të pengojë që peshqirët të lahen ashtu siç duhet. Për këtë shkak do të jenë të vrazhdë.
Nëse dëshironi të dini saktësisht sa detergjent ju duhet, shikoni instruksionet në kutinë e detergjentit, transmeton Telegrafi.

Përdorni ujë të ftohtë
Ndoshta përdorni të njëjtat gradë nxehtësie edhe për peshqirët edhe për rrobat, por kjo nuk është përherë zgjedhje e mirë. Peshqirët duhet t’i lani në ujë të ftohtë në rrobalarëse.
Shmangni zbutësin
Edhe pse mendoni që zbutësi do të ndihmojë, ai në të vërtetë mund të dëmtojë fijet e peshqirit.
Më së miri është që bashkë me peshqirët në makinë të fusni topin e tenisit i cili do të “irritojë” fijet e peshqirit dhe tegelat (skajet) nuk do të rrudhen.

