Përse u takua Thaçi me Erdoganin në Stamboll?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim të dielen në Stamboll me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton Mediafokus.info.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, pasi edhe në takim ka marrë pjesë edhe shefi i tij.

“Sot për mëngjes Presidenti Erdoğan, Thaçi dhe Pacolli u takuan në rezidencën Vahdettin në Stamboll”, ka shkruar Murseli.

Këtë takim me presidentin turk, presidenti i Kosovës nuk e ka paralajmëruar, e as nuk dihet akoma se pse i shkoi në takim

Përndryshe, këtë takim e ka konfirmuar edhe Presidenca turke përmes një postimi në Tëitter. /Mediafokus.info/