Përse u takuan Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj?
Mediat raportojne se në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një takim mes lidereit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Takimi po mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Ndryshe, ditën e enjte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj, temë e diskutimit ka qenë Gjykata Speciale.

