Persona të paautorizuar ndërhyjnë në rrjetin elektrik

Në dy raste, persona të paautorizuar kanë ndërhyrë në rrjetin elektrik në Mitrovicë, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm. Rastet janë paraqitur nga inspektori i kompanisë KEDS. 

Rr. Ylfete Humolli ,Mitrovicë, 09.03.2021. Me datë 30.04.2021 ankuesi mashkull kosovar, inspektor i kompanisë KEDS ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar pa pëlqimin e KEDS, ka bërë ndërhyrje në rrjetin elektrik duke ndërruar kabllot elektrike.

Fsh. Shupkovc, Mitrovicë, 13.04.2021-13:00. Me datë 30.04.2021 ankuesi mashkull kosovar, inspektor i kompanisë KEDS ka njoftuar se një person, pa pëlqimin e KEDS, ka ndërruar trafon, thuhet në njoftimin e policisë.