Persona të pandërgjegjshëm ndezin mbetjet e mbeturinave

Në lagjen Fidanishte të Gjilanit, persona të pandërgjegjshëm kanë ndezur mbetjet e mbeturinave, duke shkaktuar tym të madh dhe ndotjen e ambientit, gjë që ka shqetësuar qytetarët.

Drejtori i Inspekcionit në Gjilan, Nevzad Rushiti, ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për ndezje të gomave, por për ndezjen e mbeturinave.

“Me të marrë lajmin, kemi dalë në terren dhe mund të konstatojmë se kjo është e qëllimshme. Inspektorët, policia dhe zjarrfikësit me dy autocisterna janë duke e fikur zjarrin”, tha Rushiti për Mediafokus.info.

Ai theksoi se ende nuk kanë infomata se kush e ka shkaktuar zjarrin, por konfirmoi se bashkë me policinë, do të punohet për të gjetur personat e pandërgjegjshëm, ndaj të cilëve do të merren masa ligjore./mediafokus.info/