Persona të panjohur e fusin qytetarin në një veturë pa targa, dyshohet ta kenë rrahur
Një person në Gllogoc është marrë me dhunë në një veturë, nga persona të panjohur dhe dyshohet se është rrahur.
Vetura ka qenë pa targa.
Gllogoc 09.04.2022-17:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, persona të panjohur për motive (ende) të panjohura e kanë futur në një veturë pa targa dhe dyshohet se të njëjtin e kanë rrahur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

