Persona të panjohur e rrahin çobanin e bëjnë për mjek

Persona të panjohur e kanë rrahur një bari në fshatin Zebincë të Novobërdës dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Rasti po trajtohet si ‘lëndim i lehtë trupor’, njofton policia.

Fsh. Zebicë, Novobërdë, 09.08.2021-20:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ka qenë duke i ruajtur kafshët dy meshkuj të panjohur  që kanë qenë me një veturë e kanë sulmuar fizikisht dhe më pas kanë ik në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në njoftimin e policisë.