Personat e konfirmuar me koronavirus, kanë pasur konakte me dhjetëra persona tjerë

Vitia dhe Klina mund të jenë burime serioze të përhapjes së coronavirusit.

Vendimi i Qeverisë për izolimin e këtyre dy komunave, është i drejtë, sado që duket i ashpër, në raport me numrin fillestarë të të infektuarve.

Por, autoritetet shëndetësore thonë se në këto raste nuk duhet të shikohet numri momental i të prekurve, por mundësia e shndërrimit të këtyre pikave një burim të madh infeksioni.

Të dy personat e konfirmuar pozitiv, kanë pasur kontakte persona tjerë, të paktën për një javë.

Personi nga Stublla, pos në familje, bëhet me dije se ka qenë edhe në meshë dhe nëpër restorante, ku frekuentimi i njerëzve është i madh.

Edhe shtetasja italiane, e cila shërbente në Klinë, ka pasur konakte edhe dhjetëra persona të tjerë.

Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu ka thënë se në kampin ku ka punuar pacientja e prekur me koronavirus, punojnë edhe rreth 40 persona të tjerë.

Sipas tij, lista e personave që mund të kenë kontaktuar me shtetasen italiane, mund të jetë shumë më e gjerë.

Këto janë arsyet pse Klina dhe Vitia janë vënë në karantinë./mediafokus.info