Personi i cili vdiq në aksidentin në Dobërçan, ishte mërgimtari Nazim Kosumi
Personi i cili vdiq nga aksidenti i djeshëm në fshatin Dobërçan të Gjilanit, si pasagjer në veturën e cila e goditi një shtyllë elektrike, ishte Nazim Kosumi (1968) nga Koretini Kamenicës dhe jetonte në Zvicër me familje.
Varrimi i 54-vjeçarit u bë në varrezat e fshatit Koretin.
Nazimi ishte anëtar i shoqatës Koretini.
Raporti i policisë:
Fsh. Dobërqan, Gjilan 15.02.2022 – 00:05. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën, dyshohet se ka shkaktuar vetë aksident, duke goditur një shtyllë betoni të rrjetit elektrik. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari – drejtuesi i veturës dhe një pasagjer tjetër. Pasagjeri i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

