Personi i kërkuar nuk i bindet urdhrit të policisë për t’u ndalur

Policia e Kosovës ka tentuar ta ndalojë një veturë në të cilën ishte një person i kërkuar me urdhër arrest, por ai, jo që nuk është ndalur, por edhe ka goditur në zyrtar policor.

Sipas njoftimit të policisë, zyrtari policor, në vetëmbrojte, gjatë tentimit për ta ndaluar veturën e të dyshuarit, ka shtënë dy herë në drejtim të saj.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 14:40, në Prishtinë.