Personi nga Vitia shkakton dhunë fizike ndaj familjarëve dhe e demolon shtepinë

Policia njofton se një person nga Vitia ka shkaktuar dhunë fizike ndaj familjarëve dhe e ka demoluar shtëpinë.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Viti 02.11.2022 – 00:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjes së tij si dhe demolim të shtëpisë.

Si pasojë viktima femër kosovare ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.