Personi që humbi jetën në Stanishor ishte një mërgimtar me shtetësi zvicerane
Personi i cili humbi jetën në një aksident në fshatin Stanishor, ishte një mërgimtar kosovar, me shtetësi zvicerane, njofton Policia e Kosovës.
“Fsh. Stanishor, Novobërdë 12.05.2022 – 10:57. Viktima mashkull shtetas i Zvicrës, derisa ka qenë duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është ndeshur në pjesët anësore të rrugës dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekje-prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. (foto arkiv).

