Personi që u gjet i vetëvrarë në makinë ishte baba i dy fëmijëve

Personi i cili u gjetë i vetëvrarë në makinën e tij, është Betim Kastrati, 38-vjeçar, ka konfirmuar panorama.al

Mësohet se ai punonte shofer në Autoritetin Portual të Durrësit.

Panorama ka mësusr se kohët e fundit ai ka qenë në depresion, çka dyshohet të ketë shkaku për t’i dhënë fund jetës.

33-vjeçari Kastrati ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.