Pesë komuna largohen nga ‘ora policore’

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se 5 komuna janë larguar nga zona e kuqe, si rezultat i uljes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Aktualisht në zonën e kuqe janë 16 komuna, por ende nuk u bë e ditur se cilat janë këto komuna që ende do të ballafaqohen me kufizim të lëvizjes.

Në zonën e verdhë janë 9 komuna, ndërsa në zonën e gjelber janë 13 komuna.

Zemaj tha se masat e marra për COVID-19 duhet të vazhdojnë me një intensitet të shtuar derisa nuk përmirësohet gjendja epidemiologjike.