Pesë persona marrin lëndime trupore në dy aksidente në Gjilan
Në dy aksidente të ndara trafiku në Gjilan, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, dy femra dhe tre meshkuj. Dy nga të lënduarit janë ndalur për trajtim në spital, ka bërë të ditur policia e Kosovës.
Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan, 07.10.2021 – 07:00. Dy vetura civile janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy femra kosovare. Njëra nga të lënduarat pas tretmanit mjekësorë është liruar, ndërsa e lënduara e dytë ka mbetur në tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Spitalin e Gjilanit’.
Fsh. Bresalc, Gjilan, 07.10.2021 – 11:15. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamionete. Si pasojë janë lënduar tre meshkuj kosovarë, të cilët pas tretmanit mjekësor, dy janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Gjilanit.

