Pesë persona u lënduan nga aksidenti në afërsi të QKUK

Pas orës 00:22 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, si pasojë e të cilit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.

Këto informacione i ka konfimruar për Gazetën Express zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 00:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ” Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy  automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.