Pesë të lënduar në një aksident në Çagllavicë
Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Ferizaj më saktësisht në Çagllavicë.
“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete”, ka thënë Ahmeti.
Sipas zëdhënëses, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.

