Pesë të lënduar nga aksidentI i rëndë në rrugën e Aeroportit

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën e Aeroportit, në Harilaq.

Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në QKUK.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë në Prishtinë, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Me datën 25.10.2020 rreth orës 14.30 në rrugën e Aeroportit në Harilaq është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore ne mes te 3 automjeteve, në këtë aksident 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe kanë shkuar në Emergjencë në QKUK për trajtim mjekësor. Policia po merret me këto raste”, ka deklaruar Hoxha.

(Foto: arkiv)