Pesë të vdekur me Covid në Spitalin e Gjilanit
Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Gjilan, raporton Mediafokus.info
Mediafokus.info merr vesh nga burimet e veta se në Spitalin e Gjilanit kanë humbur betejën me virusin COVID-19 pesë persona, njëri prej tyre nga Lugina e Preshevës dhe se mes tyre ka edhe me të rinj se 50-vjeç.
Ditëve të fundit është shënuar rritje dramatike e rasteve pozitive në vend. /Mediafokus.info/

