Pesë vjet nga vdekja e Rasim Thaçit – Cimës
Janë bërë pesë vjet që nga vdekja e humoristit të njohur shqiptar, Rasim Thaçi – Cima.
Aktori ndërroi jetë më 26 mars të vitit 2021 në kohën e pandemisë nga COVID-19.
Në këtë ditë u përkujtua edhe nga djali i tij, Artan Thaçi, me një dedikim në rrjete sociale.
“5 vite pa ty, babë. Por çdo ditë me ty në zemër. Humori yt jeton, emri yt jeton, ti jeton. Krenar gjithmonë për ty”, ka shkruar ai.
Gjatë karrierës së tij, Cima u shqua si një prej figurave më të dashura të humorit shqiptar, duke arritur të tërheqë publikun me rolet e tij në teatër, televizion dhe emisione komike.
Jeta dhe veprimtaria e tij vazhdojnë të jenë një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm të artistëve shqiptarë.
Kujtimi i tij mbetet i gjallë në publik, ndërsa kontributi në humor dhe kulturë konsiderohet i pakthyeshëm dhe i çmuar për trashëgiminë artistike kombëtare

