Pesë vjet pa veprimtarin e madh, Gani Hajrullahu
Janë bërë pesë vjet kur u nda nga jeta veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Gani Hajrullahu, transmeton Mediafokus.info.
Djali i tij, Nijaziu, me anë të një përkujtimi në Facebook, ka shkruar se dëshirat e tij ishin me vlerë të madhe për familjen dhe popullin shqiptar.
“Koha po kalon e malli po na shtohet. Sot u bën 5 vite pa ty babë. Ishe dhe do te mbetesh gjithmonë krenaria e familjes. Ti s’je fizikisht afër nesh, por ne të mbajmë në mendje, ti do të jesh afër dhe në zemrë n e familjes. Do të kujtomë sepse ti ishe gjithmonë krahu im i djathë”, ka shkruar Nijaziu.
Përndryshe, veprimtari Gani Hajrullahu është nipi i kryengritësit të madh për lirinë e shqiptarëve, Mulla Idriz Gjilani.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të clirimit të Gjilanit, i ka ndarë mirënjohjen Post Mortum veprimtarit Gani Hajrullahu, për kontributin e madh për të mirën e përgjithshme./Mediafokus.info/


