Pesëvjeçari shqiptar pranohet në Organizatën Botërore të Gjenive
Ky vogëlush që shikoni në foto, është një gjeni. Po, po…një gjeni i cili tanimë është pranuar në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”.
Inteligjenca e tij është e të njëjtit spekter me atë të fizikantit Albert Ajnshtain, shkruan lajme.on.
Quhet Dionis Senjo, është vetëm 5 vjeç dhe është djali i një çifti onkologësh nga Tirana.
Dionisi, pasi habiti me aftësitë e tij në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj, i është nënshtruar testit të inteligjencës dhe rezultoi mbi percentilin 99.9.
Me këtë koficient, ai ësht më i rrallë se 0.1 për qind e popullsisë.
Dionisi është pranuar në shoqatën botërore të gjenive dhe është shqiptari i parë që pranohet në këtë organizatë.
Testi është zhvilluar në praninë e një psikologu.
Por si nisi gjithçka?
Ai ishte vetëm 1 vjeç kur mësoi shkronjat dhe numrat në shqip dhe në anglisht.
Pa kaluar ende disa muaj, mësoi të lexojë rrjedhshëm në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht gjithashtu.
Kur mbushi 2 vjeç, prindërit e Dionisit zbuluan se i biri kishte mësuar gjysmën e alfabetit rus edhe në formën e shkruar.
Prindërit u përpoqën ta ndalonin, duke menduar se kjo nuk do të ishte e domosdoshme për të ardhmen e tij dhe e orientuan drejt alfabetit grek, të cilin ai e mësoi në një pasdite të vetme, si në shkrim ashtu edhe në lexim./mediafokus.info

