Petrit, faleminderit! Ti po munohesh me bo qit shtet, na tjeret jena tu u shty kush i ka fellnet e kerrit ma t’mira
Jona Çitaku
Ky eshte kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu. Petriti sot n’mengjes u qu, e ka vesh ni kmish si zotni, u nis per pune edhe ka dhan urdher me i lidh rreth 100 veta qe kane bo dallavere me vota.
Pervec ksaj, gjate ton vitit te kalum nuk jane nal lajmet per arrestimet e fajdegjive edhe krimineleve te ndryshem ne Prizren.
Krejt kjo, pune e ktij bukuroshit ne fotografi.
Petriti as su qu me na kallxu sa patriot i madh osht, as me qit flamurin me shqiponje n’cover, as me qit allti neper dasma per me na kallxu qe s’tutet.
Petritin nuk e sheh n’tiktok tu i fry gjyksat me kang me ciftelia.
Petritin e sheh vec tu e kry punen e vet edhe per momentin osht patrioti me i madh ne kto troje. Pa bo filma, pa na kallxu kush ja ka inati ose kush s’po e len me punu.
Petriti osht tu e ru shtetin ma shume se krejt na tjert bashke. Na tjert do jem tu i mshu me dore, do jem te frizerka edhe do menxi jane tu prit me i thirr sonte me naj emision me fol palidhje.
Petrit, faleminderit. Ti po munohesh me bo qit shtet. Na tjert per momentin jena tu u shty kush i ka fellnet e kerrit ma t’mira.

