Petrit Sherifi ishte shembull i gazetarit që nuk bën kompromis me të vërtetën
Në këtë ditë marsi, para 12 vitesh, humbi jetën tragjikisht gazetari nga Pogragja e Gjilanit, Petrit Sherifi, shkruan Mediafokus.info.
“12 vjet vuajtje, dhimbje. Sa shumë më mungon. Sa shumë endrroj veç te shoh ënderr, te du dej sa të takoj boten tjeter. Prej se shkove boten tjeter, m’u kput krahu i djatht, te du pa fund” – ka shkruar në dedikimin e tij i vëllai Besarti.
Petriti ishte shquar për guxim e profesionalizëm, ndonëse ishte gazetar i ri.
Ai e kishte kuptuar mirë se detyra e gazetarit është që të jetë zë i publikut, i së vërtetës.
Largimi i tij tragjik nga jeta kishte prekur qytetarët e kësaj komune e më gjerë, po edhe shoqërinë civile dhe subjektet politike.
Ata kishin vlerësuar talentin dhe profesionalizmin e Petritit në gazetarinë hulumtuese, ku la gjurmët e tij, ndonëse punoi shkurt.
Policia e kishte cilësuar rastin “aksident trafiku me fatalitet”.
Sipas policisë, Petrit Sherifi (1989), derisa drejtonte motoçikletën e tij, në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke devijuar nga rruga dhe është përplasur në një automjet të parkuar. /Mediafokus.info

