Petrit Sherifi ishte shembull i guximit dhe profesionalizmit në gazetari

Në këtë ditë marsi, para 13 vitesh, humbi jetën tragjikisht gazetari nga Pogragja e Gjilanit, Petrit Sherifi, shkruan Mediafokus.info.

Petriti ishte shquar për guxim e profesionalizëm, ndonëse ishte gazetar i ri.

Ai e kishte kuptuar mirë se detyra e gazetarit është që të jetë zë i publikut.

Largimi i tij tragjik nga jeta kishte prekur qytetarët e kësaj komune e më gjerë, po edhe shoqërinë civile dhe subjektet politike.

Ata kishin vlerësuar talentin dhe profesionalizmin e Petritit në gazetarinë hulumtuese, ku la gjurmët e tij, ndonëse punoi shkurt.

Policia e kishte cilësuar rastin “aksident trafiku me fatalitet”.

Sipas policisë, Petrit Sherifi (1989), derisa drejtonte motoçikletën e tij, në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke devijuar nga rruga dhe është përplasur në një automjet të parkuar. /Mediafokus.info