Petriti ishte plot ëndrra dhe pasion
Xhemi Sherifi, axha i gazetarit të ndjerë Petrit, ka rikujtuar sot nipin e tij me fjalë prekëse.
Sot, në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta, me dhimbje dhe mall kujtojmë Petritin tonë të dashur, Petritin plot ëndrra dhe pasion, që i dha aq shumë gazetarisë dhe të gjithëve neve, për aq pak kohë sa pati në këtë jetë.
Petriti nuk ishte vetëm nipi im, por një dritë në familjen dhe shoqërinë tonë, një zë i ri dhe i guximshëm në gazetarinë shqiptare.
Si pjesë e “Zërit”, punoi me përkushtim dhe ndershmëri, duke lënë pas një trashëgimi që do të kujtohet gjithmonë.
Sot, kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat tona, në historitë që rrëfejmë për të dhe në ëndrrat që ai nuk arriti t’i realizojë, por që ne do t’i mbajmë të gjalla.
Koha kalon, por freskia e dhimbjes dhe mallit për ty, Petrit, mbetet e njëjtë.
Pusho në paqe, engjëlli ynë i shtrenjtë.
Do të jesh gjithmonë me ne!
Me dashuri dhe mall, axha yt!

