Pezullohet mësimi në Kamenicë për shkak të borës

Për shkak të borës dhe temperaturave të ulëta, në Kamenicë është pezulluar mësimi.

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë njofton që sot nuk do të mbahet mësim në asnjë nivel shkollor.

Arsyeja e mos mbajtjes së procesit mësimor janë reshjet e mëdha të borës, thuhet në njoftimin e DKA në Kamenicë.

Mësimi është pezulluar sot edhe në Dragash e Istog./Mediafokus/