Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar nga puna një zyrtar, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
Sipas njoftimit të SHKK-së bëhet fjalë për zyrtarin me inicialet E.Q.
Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin.
Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër, njoftoi SHKK.

