Pezullohet polici që shtyu operatorin dhe gazetaren
Policia ka njoftuar se punonjësi i policisë me iniciale Sh.T. është pezulluar nga detyra pas incidentit të ndodhur në Qafë-Mollë, ku shtyu operatorin e A2 CNN, Endrit Aga, dhe gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, të cilët rrezikuan të përfundojnë në greminë, ndërsa po mbulonin operacionin e Policisë në Dajt, për nxjerrjen e trupit të biznesmenit të vrarë Ruzhdi Hoxha.
Efektivi shtyn operatorin e A2 CNN dhe gazetaren, rrezikojnë të bien në greminë
Edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka nisur një inspektim ndaj policit në fjalë.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

