Pezullohet profesori universitar Bekim Bejta
Senati i Universitetit të Prishtinës ka pezulluar profesorin e Fakultetit të Filologjisë, Bekim Bejtën, nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike, pas shkeljeve të vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentet.
Njoftimi është dhënënga Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë, të cilët thanë se sipas fakteve dhe denoncimeve, Bejta pritet të përjashtohet përfundimisht nga univesiteti.
“Menaxhmenti i Fakultetit të Filologjisë dhe Këshilli i Profesorëve, që kanë qenë indiferent ndaj shqetësimeve për gjuhen kërcënuese e deri në kanosje fizike te profesorit Bejta ndaj studenteve dhe personelit, tani kanë rastin e fundit për reflektim. Për këtë do të përkujdesen përfaqësuesit e studentëve në krye me Këshillin Studentor, si garanca më e madhe dhe korrekte. Universiteti nuk është institucion për rehabilitim dhe integrim, e as arenë e sporteve luftarake!”, thuhet në njoftimin e Këshillit Studentor.
