Pika kufitare ”Merdare” lirohet për qarkullim

Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.

Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo pikë kufitate ishte mbyllur në orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, pasi nga persona të dyshuar ishte bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës.

Bllokimi rrugës ishte bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare”.

Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar për dy ditë lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave në këtë drejtim.