Pika te Dheu i Bardhë, më e ngarkuara pas mbylljes së Merdarit

Mbrëmë në pikën kufitare në Merdar nga ana e Serbisë u vendosën barrikada, duke ua pamundësuar bashkatdhetarëve ardhjen në Kosovë nga kjo pikë.

Kështu atyre iu mbetet shfrytëzimi i rrugëve alternative, siç është ajo te Dheu i Bardhë, e cila paraqitet si më e ngarkuara.

Tek kjo pikë koha për të hyrë e për të dalë shkon deri në 10-15 minuta.

Përveç Merdarit, të mbyllura janë edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.