Pikëllimi i mësuesit për mësuesin e ndjerë: Do të kujtojmë gjithmonë në sallën e profesorëve
Pas ndarjes nga jeta të mësuesit nga Gjilanit, Mejdi Cani, jo pak njerëz kanë shprehur pikëllimin, raporton Mediafokus.info.
Një postim plot emocion ia ka dedikuar të ndjerit Cani, ish-kolegu i tij nga shkolla “Abaz Ajeti”, profesori i artit, Ragip Ramadani.
“Do të të kujtojmë gjithmonë në sallën e profesorëve”, ka shkruar Ramadani.
Ja postimi i Ragip Ramadanit:
Ashtu siç ishe i heshtur dhe i qetë ashtu edhe heshturazi ike nga kjo botë.
Sot më 8 Dhjetor shpirti yt i trazuar iku pergjithmonë dhe u nda nga ne. Do mbetesh gjithmonë ne sirtarin e memories së familjes, shoqërisë dhe mbarë atyre që të njohën.
Rreshtat që po i shkruaj janë vetë kujtimet dhe ngjarjet që i kaluam së bashku për plot 25 vite. Do të të kujtojmë gjithmonë në sallën e profesorëve, klasëve e koridoreve të shkollës “Abaz Ajeti”.
Ngushllime familjes, kolegëve dhe farefisit!
Pusho i qetë shoku im Mejdi.

