Piktori ironizon me diplomën e fakultetit: Zyrtarisht Kosovës iu ka shtua një kamerier i ri
Pamundësia për të gjetur një vend pune në Kosovë, pavarësisht shkollimit që ke, ka bërë që një i ri nga Gjilani të ironizojë me diplomën e fakultetit, të cilin sapo e ka mbaruar.
“Sot zyrtarisht Kosoves ju ka shtu ni kamarier i ri”, ka shkruar Petrit Maliqi nga Gjilani, pranë diplomës së tij Bachelor i Pikturës.
Humbja e shpresave të të rinjve në këtë vend, është akuzë e rëndë për drejtuesit e shtetit, të cilët nuk po krijojnë kushte e perspektivë për gjeneratën e pavarësisë./Mediafokus.info

