Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Blin Hoxha nga Prishtina është piloti shqiptar, i cili së fundmi shihet në një video ku kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe, transmeton albinfo.ch.
VIDEO – https://www.facebook.com/share/v/15DxskFDj8/?mibextid=WC7FN
Në video shihet edhe emblema e UÇK-së tek lidhja e tij në dëgjueset me aeroportin e Prishtinës.
Vlen të theksohet se Blini është shkolluar në Akademinë e Aviacionit në Maltë “European Malta Academy”, një ndër akademitë më prestigjioze të aviacionit jo vetëm në Evropë.

