Pipero: Mos merrni antibiotikë, temperaturën 38.5 mund ta mbani nën kontroll me këta 2 përbërës

Mjeku Pëllumb Pipero sugjeron që të gjithë qytetarët që kanë temperaturë prej gripit, të mos nxitojnë drejt spitaleve.

Sipas tij, në 3-4 ditët e para mund ta menaxhojnë situatën në shtëpi duke konsumuar lëngje dhe të përdorin vetëm paracetamol ose ibuprofen.

Në një intervistë për ‘Sot, live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu u shpreh se qytetarët nuk duhet të marrin antibiotik dhe të mos i bëjnë presion farmacistëve.

“Klinikisht në ditët e para, gripi dhe Covidi kanë të njëjtat simptoma. Antibiotikët nuk përdoren për të ulur temperaturën dhe nuk duhen përdoren pavarësisht temperaturës, të paktën 3-4 ditët e para.

Nëse vijon apo komplikacione, atëherë shikohet nëse duhen apo jo antibiotikët. Nuk duhen përdorur antibiotikët se nuk mjekohen viruset kështu.

Besoj fort që farmacistët janë të ndërgjegjësuar që gripi nuk mjekohet me antibiotik.

Nëse temperature është deri në 38 e gjysmë mund ta menaxhojnë në kushtet e shtëpisë duke përdorur lëngje, uji është ilaçi më i mirë dhe paracetamol ose ibuprofen.

Të mos shqetësohen nga temperatura 38 e gjysmë dhe të mos mbipopullojnë spitalet se nuk është e nevojshme të nxitohen.

Në rast se temperaturat ulen dhe dimri vjen, mundësia për të pasur më shumë raste të infektuara është më e madhe. Aktualisht po qarkullon më së shumti virusi i gripit”, tha Pipero.