Pira: Mos e boni m.t
Degradimi i ambientit nga persona të pandërgjegjshëm, të cilët pos që lanë pas vete mbeturina, shkatërrojnë edhe ulëset, e ka revoltuar tej mase kryesuesin e Kuvendit Komunal në Viti, Naim Piraj.
Piraj ka reaguar me zemërim ndaj një pamje të tillë, duke mos zgjedhur as fjalorin, por mbase me arsye, sepse i është drejtuar një kategorie që di vetëm të shkatërrojë.
‘O ju disa njerez te papergjeshem, ruane ket ambient te mrekullueshem qe naj ka fale Zoti e mos e boni m…..t!’, ka shkruar Pira poshtë një fotoje ku gjithçka duket e degraduar. /Mediafokus.info

