“Piranjat” demaskojnë klinikën private në Prishtinë për analizën e “intolerancës ushqimore”
Prej shumë vitesh testi i intolerancës ushqimore është kthyer në një nga metodat më të përhapura të dietologëve.
Ky test ndihmon në hartimin e dietave të detajuara, kryesisht për personat mbi peshë, por jo vetëm.
Ekzaminime të tilla bëhen vetëm nga klinika apo laboratorë të specializuar.
Por sa të specializuara janë klinikat që ofrojnë këtë shërbim në Kosovë.
Ekipi i “Pranjave” vizituan një nga katër klinikat private në Prishtinë që bëjnë testin e intolerancës ushqimore dhe zbuluan se ky shërbim ishte një skemë mashtrimi.
Nga investigimi i “Piranjave” rezultoi se nuk ka laborator të certifikuar që kryen analizën e intolerancës ushqimorë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
“Piranjat” zbuluan gjithashtu se stafi mjekësor që pretendonte se kryente këto teste në klinikën private në Prishtinë nuk kishte kompetencat për të bërë analizën e intolerancës ushqimore, me mjekë pa diploma dhe të paspecializuar që merrnin përsipër të hartonin dietat e qytetarëve duke i vënë në rrezik jetën.
Ndër të tjera klinika private e vendosur në qendër të Prishtinës u merrte pacientëve 150 euro për testin e supozuar të intolerancës ushqimore, për të cilin klinikat nuk prisnin as kuponë tatimor.
Emisioni investigativo-statrik “Piranjat” u rikthye në ekranin e ABC./abcnews.al/

