Pjetër Shala dënohet nga Gjykata Speciale me 18 vjet burgim

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale dhe është dënuar me 18 vjet burgim.

Shala u dënua me 6 vjet burgim për ndalim arbitrar, 16 vjet për torturë, si dhe 18 për rastin e vrasjes.

Aktakuza fillestare ndaj Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020.

Ai u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë, kurse gjykimi filloi më 21 shkurt 2023.