Plagosen dy persona në fshatin Bardhosh të Prishtinës

Plagosen dy persona në fshatin Bardhosh të Prishtinës. 

Lajmin për “Betimin për Drejtësi“ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”, ka thënë Borovci.

Ai ka njoftuar se viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Borovci ka shtuar se hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm.